7 ‘fatkeqësitë’ që mund të ndodhin në 2017 – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

7 ‘fatkeqësitë’ që mund të ndodhin në 2017

18:23 | 09 Janar 2017

Zgjedhje të parakohshme në Itali: Nëse kryeministir Gentiloni nuk ia del të çojë para mandatin, në pushtet mund të vijë “Lëvizja 5 Yjet”. Mund të bëhej një referendum mbi euron dhe një rikthim te lireta. Do të hapej kështu një fazë paqartësisht dhe Italia do të rrezikonte një periudhë plot dyshime e krizë.

Fundi i BE: Një fitore e ekstremit të djathtë në Holandë, Francë apo Gjermani në vitin që sapo hymë, do të sillte padyshim fundin e Europës, siç e njohim të gjithë.

Lamtumirë “ashpërsisë”: Partitë tradicionale do të pranojnë se nuk kanë bërë mjaftueshëm për të ringjallur ekonominë me programin e ashtuquajtur të ashpërsisë. Do të ketë një shpërndarje të madhe obligacionesh europiane, kundër ashpërsisë gjermane. Fillimisht do të ketë një orientim ndaj projekteve infrastrukturore për 1 miliard euro, në mënyrë që të tërhiqen kapitale.

Koreja e Veriut: Kim Jong Un po zhvillon një program bërthamor dhe ka premtuar se do ta përfundojë brenda 2017. Kërcënimi i tij drejtuar SHBA, nëse do bëhej realitet, do të shkaktonte një kaos të paparë ndonjëherë, dhe jo vetëm në tregjet financiare.

Pekini: Kina është konsumatori më i madh në botë për lëndën e parë dhe prodhon rreth 15 përqind të GDP botërore. Rënia ekonomike e Kinës do të hidhte në erë ekuilibrat botërore. Një ngadalësim i Kinës është parë në vitet e fundit dhe nëse thellohet gjatë këtij viti, tregjet financiare do të pësonin kolaps.

Dollari dhe paratë virtuale: Nëse Trump do të rrisë shpenzimet shtetërore, do të thellohet borxhi duke bërë që të shtohen taksat dhe inflacioni. Dollari do të kapë shifra astronomike. Kjo do të bënte që shumë vende të kërkonin një valutë alternative ose do drejtoheshin te paratë virtuale si “Bitcoin”.

Proteksionizmi: Shtimi i proteksionizmint amerikane dhe fundi i tregtisë së lirë janë një prej planeve të Trumpit. Por kjo mund të sjellë një luftë tregtare me Kinën dhe shkatërrimin e aleancave tregtare që ekzistojnë aktualisht.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!