• Lajmi
  • 0 Komente

Duka: Liga Mbarëkombëtare, ide e parealizueshme

23:4006 Janar 2013
Foto: Driton Vitia/ORA

Ideja për të bashkuar shqiptarët në futboll, krijimi i një Ligë Mbarëkombëtare, është një ide mjaft e vështirë për t’u realizuar. Kështu thotë presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Ndonëse kjo ide emocionoi mjaft shumë gjithë shqiptarët duke iu dhënë mundësinë e bashkimit, të paktën në futboll, Duka deklaroi se ka pengesa të mëdha në realizimin e saj.

Duke folur për ‘Top Channel’, Duka theksoi se: “Dëshira e madhe për t’u bashkuar në futboll has një pengesë ligjore, pasi statuset e organizmave ndërkombëtare e ndalojnë një gjë të tillë. Federata Kosovare e Futbollit nuk është anëtare me të drejta të plota të UEFA-s dhe FIFA-s, aty ku aderon Federata Shqiptare e Futbollit, e cila në bazë të statutit të UEFA-s ka të drejtë të jetë organizatorja e një kampionati futbollistik vetëm brenda territoreve të Republikës së Shqipërisë”, transmeton deklaratën e Dukës ‘Top Channel’.

Sipas këtij të fundit, nuk mjafton vetëm dëshira e dy shteteve shqiptare për ta jetësuar këtë ide, pasi duhet respektuar edhe rregullat e statuteve të UEFA-s dhe FIFA-s. “Dëshira e madhe për t’u bashkuar në futboll has një pengesë ligjore pasi statuset e organizmave ndërkombëtare e ndalojnë një gjë të tillë”, deklaroi Duka.

Të kujtojmë se kjo ide u dha edhe në fillim të vitit të kaluar nga Aleanca Kuqezi, mirëpo kishte marrë përgjigje negative nga zyrtarët e FIFA-s dhe UEFA-s. (ORAinfo)

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Kreatoda | Web & Design