• Lajmi
  • 0 Komente

Femra më e bukur në botë - pa të brendshme (Video)

17:2225 Prill 2013

Më seksi dhe provokuese se kurrë më parë nuk është shfaqur aktorja, Gwyneth Patrow, në premierën e filmit “Iron Man 3”.

Ajo është cilësuar si femra më e bukur në botë nga revista amerikane “People” ditën e djeshme. Po të njëjtën ditë, ajo për të dëshmuar se e meriton këtë titull, është shfaqur rrezatuese në formë të shkëlqyer fizike.

Bukuroshja Paltrow ka bërë një paraqitje të denjë në tapetin e kuq në teatrin “El Capitan” në Los Angeles të SHBA-së. E veshur me një fustan të gjatë të dizajnuar në një mënyrë mjaft të veçantë, Paltrow, ka treguar linjat e saja të bukura.

Edhe pse 40-vjeç ajo ka dëshmuar se mosha është vetëm një numër për të, ku binin në sy këmbët e tonifikuara në pjesët transparente të fustanit. Paltrow është fotografuar së me kolegët e saj në tepihun e kuq dhe është dukur me të vërtetë mjaft e entuziazmuar.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Kreatoda | Web & Design