PSG dhe Man City në garë për yllin e Napolit

16:20 | 10 Mars 2019

Ylli i Napolit i ka vënë në garë Manchester Cityn dhe Paris Saint Germain.

Lorenzo Insigne është lojtari i fundit që ka përfunduar në radarin e dy gjigantëve evropian, por Napoli janë të vendosur ta mbajnë lojtarin.

Gjithsesi, ‘Gazetta dello Sport’ shkruan se PSG dhe Man City kanë vendosur të përgatisin ofertat e tyre.

27 vjeçari i cili është kapiten i nënkampionëve të Italisë ka edhe më shumë se tri vite të mbetura në kontratën e tij, dhe presidenti De Laurentis nuk dëshiron ta shes lojtarin.

Napoli po shpreson se kërkesa e 100 milionë eurove do të ulte dëshirën e dy skuadrave, por dy skuadrat që janë ndër më të pasurat në botë mund të jenë të gatshme të paguajnë atë shifër.

Komento: