Afër 400 mijë euro janë ndarë për shërbime sociale - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Afër 400 mijë euro janë ndarë për shërbime sociale

21:28 | 18 Mars 2017

Arban Abrashi, ministër i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale ka thënë se vetëm nga muaji janar janë ndarë rreth 400 mijë euro për shërbime sociale.

Ai ka treguar se me ministrin e Financave, Avdullah Hoti kanë vizituar një organizatë në Rahovec që kujdeset dhe organizon aktivitete e jep shërbime për gratë dhe fëmijet me aftësi të kufizuara, për viktimat e luftës, etj.

Ky është postimi  i tij i plotë:

Rreth 400.000 euro të ndara për shërbime sociale, nga janari këtij viti

Sot me Ministrin Hoti, vizitova organizatën “Harea” në Rahovec e cila përkujdeset, ofron shërbime dhe organizon aktivitete tjera, për gratë, fëmijët me aftësi të kufizuara, viktimat e dhunës etj.

Organizatat sikur kjo, dhe këto që kanë përfituar grante ketë vit nga MPMS, paraqesin një tërësi organizatash të cilët nga paslufta ballafaqohen me sfida financiare, përkundër një pune masive dhe vullneti të pashoq për të përkrahur grupet e margjinalizuara, grupet në nevojë, grupet e stigmatizuara dhe shumë kategori tjera.

Jemi duke punuar në krijimin e një granti specifik në kuadër të buxhetit komunal, në mënyrë që këto organizata të kenë qëndrueshmëri financiare dhe të funksionojnë rregullisht, e jo të varen nga projekt propozimet.

LEXO PO ASHTU:  Komisionet e Kuvendit të Kosovës dhe Shqipërisë kërkojnë heqjen e barrierave ekonomike
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Loading...