Aida Dërguti thotë se PDK dhe LDK iu frikësuan Vetëvendosjes – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Aida Dërguti thotë se PDK dhe LDK iu frikësuan Vetëvendosjes

22:23 | 19 Maj 2017

Aida Dërguti nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se nuk kanë pasur kushte të rënda për ndonjë koalicion të mundshëm me partitë tjera, duke hequr këtu Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Ka qenë vendim i Këshillit të Përgjithshëm që mos të kemi koalicion me PDK-në dhe LDK-në – por kemi qenë të hapur me partitë tjera”.

“Subjektet si AKR-ja kanë negociuar edhe me ne edhe me LDK-në dhe janë përcaktuar që të jenë me LDK-në”.

Kështu tha Dërguti në Magazinën Zgjedhore të Klan Kosovës.

“Gjithë ky mobilizim dhe gjithë kjo frikë bëri që PDK-ja të nënshkruaj 13 koalicione për tu përballur me Vetëvendosjen dhe tjetra që thotë se është partia e dytë pati nevojë poashtu për shumë koalicione”.

“Vetëvendosje s’ka frikë të garojë vetë, ka program dhe ofertë serioze për qytetarët”.

“Oferta jonë është serioze, e sinqertë dhe i duhet Kosovës, ne kemi parë oferta që mund të them se janë mashtrim dhe manipulim nga ky koalicion që shkoi në shtëpi”.

“Kanë premtuar 200.000 vende pune e sigurime shëndetësore e në Qeveri u morën me Demarkacionin dhe Zajednicën”.

“Kosova ka nevojë për emancipim të qytetarëve dhe zgjedhje të shpeshta. Tash fillon fushata dhe hyjnë në lojë mjete financiare që subjektet kanë në dispozicion, gjithçka që shkëlqen nuk është ar”.

LEXO PO ASHTU:  Limaj: Të lëshohen fletarreste për Nikoliqin, Vuçiqin dhe Daçiqin (Video)
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!