Aksident i rëndë, makina përplaset me bordurën, plagosen rëndë motër dhe vëlla - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Aksident i rëndë, makina përplaset me bordurën, plagosen rëndë motër dhe vëlla

18:12 | 21 Prill 2017

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Peshkopi-Bulqizë, ku një automjet ka dalë nga rruga.

Policia e Dibrës bën me dije se një automjet tip benz, me drejtues J.D, 20 vjeç, banues në Bulqizë, si pasojë e humbjes së kontrollit, është përplasur me bordurën anësore të rrugës dhe më pas ka dalë nga rruga.

Në automjet udhëtonte edhe motra e drejtuesit të mjetit S.D, 23 vjeçe. Si pasojë e përplasjes me bordurën dhe daljes nga rruga të automjetit, është dëmtuar rëndë pasagjerja S.D, dhe drejtuesi i automjetit shtetasi J.D.

Të dy të plagosurit janë transportuar menjëherë në Spitalin e Bulqizës, ku pas ndihmës së parë mjekësore, S.D, është transportuar, me helikopter në drejtim të Tiranës, ndërsa J.D, po transportohet me ambulancë drejt Tiranës. policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit.

LEXO PO ASHTU:  Shkrumbohet makina në Tiranë, nuk dihet për të lënduar (VIDEO)
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Loading...