Aksidenton tre vetura, shoferi i ambulancës në Tiranë rezulton i dehur – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Aksidenton tre vetura, shoferi i ambulancës në Tiranë rezulton i dehur

17:14 | 08 Janar 2017

Islam Alla 47-vjeç, përplasi me mjetin e tij ambulance tre automjete të tjera të cilat ishin të parkuara në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë, raporton Tch.

Fatmirësisht kjo ngjarje kaloi pa persona të lënduar, por me dëme të shumta materiale.

Nga matja në vendngjarje me drager, rezultoi se 47-vjeçari Alla drejtonte ambulancën nën ndikimin e alkoolit në masën 1 mg,l, që është sa dyfishi i kufirit që përcakton arrestimin dhe nisjen e ndjekjes penale.

Forcat e policisë kanë ndaluar, duke bërë arrestimin në kushtet e flagrancës të shoferit të ambulancës, i cili do të ndiqet penalisht për akuzën e drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!