Akuzë e fortë kundër “Ballistit”, ai u pagua për dronin … (FOTO) - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Akuzë e fortë kundër “Ballistit”, ai u pagua për dronin … (FOTO)

11:20 | 21 Prill 2017

Ismail Morina, i njohur si “Ballisti” mund të jetë paguar për të organizuar një protestë me dron mbi stadiumin e Genoas.

Kjo është deklarata e dhënë nga Prokurori i përgjithshëm i Genoas, Francesco Cozzi, para Komisionit Antimafia në Parlamentin italian.

Ai ishte ftuar për të diskutuar rreth raporteve mes tifozëve dhe kriminalitetit ndërsa në mënyrë të papritur ka konfirmuar një teori shqetësuese për Morinën, shkruan Calciomercato.com, përcjell Panorma Sport.

Ky i fundit, u arrestua tre javë më parë në një nga kodrat e qytetit të Genoas pasi po drejtonte një dron jashtë orareve të lejuara, për më tepër në një zonë ku ndalohej një gjë e tillë.

Sipas teorisë së shpalosur para komisionit antimafia, ai mund të jetë kontaktuar nga tifozeria e Xhenovas e cila po konteston fuqimisht presidentin Enriko Preciozi. Forcat e rendit përtej Adriatikut mendojnë se ai mund të jetë paguar për të organizuar një fluturim me dron mbi stadium.

“Po vlerësojmë këto rrethana, pasi kjo prani e tij na duket e çuditshme pikërisht në këtë periudhë tensioni”, u shpreh Cozzi para komisionit antimafia, duke konfirmuar se kanë pasur informacione se një kontestim i tillë po planifikohej për ndeshjen Genoa-Atalanta.

LEXO PO ASHTU:  Mainz - Bayern Munich, shënohen dy gola të shpejtë (Video)
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Loading...