Analisti gjerman: Thaçi e Rama synojnë të ushtrojë presion mbi Brukselin – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Analisti gjerman: Thaçi e Rama synojnë të ushtrojë presion mbi Brukselin

09:09 | 21 Prill 2017

Deklaratat e kryeministrit shqiptar, Edi Rama dhe presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës, ka bërë që të ketë reagime të shumta.

Vendi fqinjë, Serbia është ‘tmerruar’ nga dëgjimi i një deklarate të tillë, nga atje ka pasur deklarata nga më të ndryshme bile duke e quajtur ide të rrezikshme një bashkim të mundshëm.

Për këtë deklaratë media serbe Telegraf, ka marr mendimin e një analisti gjerman, Bodo Weber, i cili ka thënë se deklaratat janë instrument për presion mbi Bashkimin Evropian të mos mënjanohet rajoni, vlerëson analisti gjerman Bodo Weber.

“Është ndjenja e ‘Shqipërisë së Madhe’ dhe përpjekja e Ramës dhe Thaçit për të ndikuar te Brukseli dhe që BE-ja të mos e mënjanoj rajonin, ka ardhur nga preokupimet me probleme dhe krizës së brendshme. Ky është mesazhi i dërguar nga ata”, ka thënë Weber për Telegrafin serb.

LEXO PO ASHTU:  Beqaj: Buxheti prej gjashtë miliardësh, i pamundur
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!