Anulohen disa fluturime në Aeroportin “Adem Jashari” – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Anulohen disa fluturime në Aeroportin “Adem Jashari”

10:06 | 05 Janar 2017
anulohen-disa-fluturime-ne-aeroprtin

Për shkak të reshjeve të mëdha të borës Aeroporti i Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka anuluar përkohësisht disa fluturime.

Unidon Krasniqi, nga zyra për informim në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, ka thënë për “Zeri.info”, se të gjitha fluturimet të cilat janë paraparë të realizohen janë divertuar.

Ai po ashtu ka thënë se punëtorët e aeroportit janë duke e pastruar në vazhdimësi pistën dhe shumë shpejt pritet që pista të hapet.

“ Është e vërtetë se disa prej fluturimeve që kanë pasur me u realizua në këtë kohë janë divertu edhe punëtorët tanë janë duke e bërë pastrimin dhe po presim që në momentin që të rregullohet pista edhe fluturimet të bëhen, pra realizohen”, deklaroi Krasniqi për “Zeri.info”.

Ndryshe, kompania “Limak”, ka trashëguar të gjitha pajisjet e pastrimit mirëpo, pavarësisht kësaj, akoma pista nuk është pastruar.

Edhe vetë Krasniqi, e ka pranuar këtë mirëpo, ai shtoi se për shkak të reshjeve të mëdha nuk po mund të pastrohet në tërësi.

“Po normalisht se kemi mjaftë pajisje mirëpo, për shkak të reshjeve të shumta ka pasur pak telashe dhe po shpresojmë që kjo të realizohet shumë shpejt”, deklaroi Krasniqi.

Hapsira Reklamuese.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Loading...
Lajme të tjera