Arrestohet i "forti" i Tiranës, shëtiste rrugëve me pistoletë dhe "Volkswagen" (VIDEO) - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Arrestohet i “forti” i Tiranës, shëtiste rrugëve me pistoletë dhe “Volkswagen” (VIDEO)

16:48 | 20 Prill 2017

Efektivët blu të Tiranë kanë arrestuar një 19-vjeçar, pasi në automjetin në të cilin ai drejtonte është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë tip “Ekol Special 99” kalibër 9 mm, të cilën e mbante pa leje.

I riu është kapur në flagrancës në rrugën “Fortuzi”, në kryeqytet.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë Nr.4 në bashkëpunim me shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr 3 Tiranë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

– R. C., 19 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën “Fortuzi”, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Komisariatit nr.4 në automjetin tip Volkswagen që drejtohej nga shtetasi i mësipërm, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri pistoletë tip “Ekol Special 99” kalibër 9 mm, të cilën e mbante pa leje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

LEXO PO ASHTU:  Sulmohet fizikisht deputeti i LSDM-së
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Loading...