Audi Q7 e “Isa Mustafës” mund të blihet tash për “vetëm” 31 mijë euro - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Audi Q7 e “Isa Mustafës” mund të blihet tash për “vetëm” 31 mijë euro

19:28 | 21 Prill 2017

Audi Q7 i ish-kryetarit të Prishtinës, Isa Mustafa ka dal në shitje.

Kryetari aktual, Shpend Ahmeti premtimin për shitjen e tij e kishte dhënë në ditën që fitoi zgjedhjet në dhjetor të vitit 2013 dhe tek tash 4 vjet më vonë premtimi pritet të realizohet.

Sipas specifikave të ankandit, vetura e vitit 2011 ka ndërrues të shpejtësive automatike.

E blerë 70 mijë euro ajo në shitje del me vlerë minimale prej 31 mijë eurosh.

Me 8 maj do të dorëzohen ofertat për ata që duan të blejnë veturën e cila sipas Ahmetit shpenzon shumë derivate.

LEXO PO ASHTU:  Ja prej kur prishtinasit do të kenë ujë 24 orë
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Loading...