Avni Arifi: Qytetarët e “Kodrës së Trimave” të urryer nga KEDS-i - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
11 °C

Avni Arifi: Qytetarët e “Kodrës së Trimave” të urryer nga KEDS-i

13:09 | 09 Janar 2017

Kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Avni Arifi, ka shprehur mllefin e tij për KEDS-in, pasi sipas tij po kategorizon qytetarët në qytetarë të rendit të parë dhe qytetarë të rendit të dytë.

Sipas Arifit, KEDS-i sja hoqi “zullumin” lagjes Kodra e Trimave, transmeton lajmi.net.

“Deri kur njerëzit e kësaj lagje do të trajtohen si qytetarë të rendit të dytë dhe me çfarë të drejte”, shkruan ai në llogarinë e tij në Facebook.

Lexo postimin e plotë:

QYTETARËT E KODRËS SË TRIMAVE TË URRYER NGA KEDS-i

“KEDS-i vazhdon të kategorizoj qytetarët në qytetarë të rendit të parë dhe qytetarë të rendit të dytë. Kurrë KEDS-i sja hoqi “zullumin” lagjes Kodra e Trimave. Tërë ditën e djeshme, mbrëmë dhe gjatë tërë natës lagja Kodra e Trimave u ballafaqua me reduktime të ashpra të energjisë. Deri kur njerëzit e kësaj lagje do të trajtohen si qytetarë të rendit të dytë dhe me çfarë të drejte??? Nuk është e tepërt të thuhet se në shumë fusha e posaqërisht në energji kjo lagje trajtohet ende si në kohën e Millosheviçit. Plani C për rrymë (siç më tha kujdestaria e KEDSIt) ndonëse ilegale aplikohet ekskluzivisht në këtë pjesë të qytetit sa herë që ka mungesë energjie. E Qeveria i mbyllë sytë para një horrori të tillë. Duhet një ditë me u ndal ky segregacion i pandershëm”, shkruan ai.

LEXO PO ASHTU:  Nuk do ta besoni se sa mijë euro do t'i shpenzojë komuna e Graçanicës për automjete (DOKUMENT)
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Loading...
Lajme të tjera