Befasuese: Nedved tregon të ardhmen e Allegrit – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Befasuese: Nedved tregon të ardhmen e Allegrit

18:13 | 21 Prill 2017

Legjenda e Juventusit, Pavel Nedved ka treguar të ardhmen e Maxi Allegrit.

Legjenda e “Zonjës së Vjetër” ka thënë se trajneri italian do ta vazhdoj kontratën me ta dhe se nuk e duan largimin e tij, pas shumë sukseseve të arritura deri më tani.

“Ne e duam qëndrimin e tij në skuadër, ai është një trajner i madh dhe kush do ta donte largimin e tij”, i ka thënë Nedved “Mediaset Premium”, transmeton ORAinfo.

“Në dy sezonet e para ai ka arritur që ta fitoj ligën dhe Kupën e Italisë, deri më tani ai po tregon se është njeri i duhur për ta drejtuar Juventusin dhe nuk ka asnjë arsye më të vogël për shkarkimin e tij”, ka thënë legjenda e Juventusit./ORAinfo/

LEXO PO ASHTU:  PSG fiton në fund ndaj Baselit (Video)
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!