Bërja e shqiponjave nga Xhaka e Shaqiri, vjen reagimi i papritur nga Petkovic – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

Bërja e shqiponjave nga Xhaka e Shaqiri, vjen reagimi i papritur nga Petkovic

10:06 | 23 Qershor 2018

Selektori i Zvicrës, Vladimir Petkovic ka komentuar akuzat nga Serbia pas mënyrës së festimit të golave nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri në fitoren 2:1 në Kampionatin botëror 2018.

Petkovic i ka ftuar serbët të mos e përziejnë politikën në sport, përkundër festës me shqiponjë nga dyshja e futbollistëve kosovarë.

“Duhet ta lëmë politikën anash, të mos e përziejmë në sport”, deklaroi Petkovic, përcjell lajmi.

“Duhet të shfaqim respekt për njëri-tjetrin”, theksoi ai.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!