Bilanci tragjik: Shkon në 79 numri i viktimave në Londër – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Bilanci tragjik: Shkon në 79 numri i viktimave në Londër

12:30 | 19 Qershor 2017

Numri i viktimave pas zjarrit në kullën Grenfell në Londër ka shkuar tanimë në 79 persona. Bilanci tragjik është bërë i ditur nga policia britanike.

Komandanti Metu Stuart Cundy konfirmoi raportet në një deklaratë , duke shtuar numri i viktimave pritet të rritet.

Zjarri i fuqishëm përfshiu kullën 24-katëshe në perëndim të Londrës, pak pas mesnatës më 13 qershor.

Dy ditë më parë komandanti i zjarrfikësve njoftoi hapur se numri i viktimave do të ishte i frikshëm dhe mund të arrinte deri në 150 persona.

Operacioni i rimëkëmbjes në bllokun e djegur të banesave ka rifilluar dhe mund të duhen disa javë për të zbardhur detajet e plota të ngjarjes.

Ndërkohë, Kryeministria Theresa May pranoi se mbështetja për familjet e kullës në “orët e para të tragjedisë” nuk ishte “mjaft e mirë”.

Deklarata erdhi pasi May u takua me vullnetarët që po ndihmojnë viktimat dhe disa prej banorëve tashmë të pastrehë.

May është mbrojtur duke thënë disa herë se është bërë e pamundura për të shmangur një tragjedi kaq të madhe: “Ishte një tragjedi mjaft e tmerrshme, – tha ajo.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!