‘Bombardoje Korenë se Veriut para se të godasë qytetet amerikane! Trump vihet nën presion - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

‘Bombardoje Korenë se Veriut para se të godasë qytetet amerikane! Trump vihet nën presion

12:14 | 20 Prill 2017

Senatori amerikan, Lindsey Graham, i ka bërë thirrje Trump të ndërmarrë në ofensivë dhe të fillojë sulmin e parë ndaj armëve të Kim Jong-un, edhe nëse kjo të niste një luftë në rajon.

Graham shtoi se lufta do të ishte e keqe për të gjitha kombet rreth gadishullit Korean, duke përfshirë Kinën dhe Japoninë, por sipas kjo nuk ul rrezikun që i kanosët SHBA-së nga raketa e Koresë së Veriut,

‘Do të ishte e tmerrshme, por të paktën lufta do të ishte atje dhe jo këtu”, është shprehur ai sipas gazetës britanike.

Trump u duk sikur u tërhoq nga komentet e mëparshme rreth fillimit të sulmeve ushtarake në vendin diktatorial, duke preferuar një qasje diplomatike, por pas testit të fundit të raketa, ka dërguar një armatë të tërë drejt Gadishullit Korean.

“Syri.net” thekson se Koreja ka kërcënuar vazhdimisht SHBA-në me sulme bërthamore, dhe vetëm para disa ditësh shfaqi një video propagandistike, ku gjoja rrafshonte një qytet amerikan.

Ajo ka thënë do të vazhdojë të testojë raketa, pavarësisht kundërshtimeve ndërkombëtare dhe rritjes së tensioneve ushtarake me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka thënë një zyrtar i lartë i shtetit komunist për BBC.

“Ne do të testojmë raketa të tjera në baza javore, mujore dhe vjetore”, ka bërë të ditur zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Koresë së Veriut, Han Song-Ryol.

Ai ka thënë se një “luftë totale” do të shpërthente vetëm nëse SHBA’ja do të ndërmerrte ndonjë veprim ushtarak

LEXO PO ASHTU:  Taulant Balla "i vjedh rrobat" Edi Ramës (Foto)
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Loading...