Bunjaki mesazh Trepçës ’89 dhe FC Prishtinës pas shortit në garat evropiane – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Bunjaki mesazh Trepçës ’89 dhe FC Prishtinës pas shortit në garat evropiane

16:05 | 19 Qershor 2017

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki ka folur për shortin e Trepçës ’89 në kualifikimet për Ligën e Kampionëve dhe të FC Prishtinës në Europa League. 

Dy skuadra kosovare sot i mësuan emrat e kundërshtarëve në kualifikimet për garat evropiane.

“Trepçës ’89 dhe Prishtinës nuk duhet t’u bëhet presion, por duhet t’u jepet kohë sepse është hera e parë që dalin në Evropë, për çka jam i gëzuar shumë”.

“Trepça ’89 e ka shumë më të lehtë sesa Prishtina sepse luan me ekipin e njërit prej vendeve të fundit në ranglistën e futbollit, kështu që 89-shi do të duhej ta kalonte grupin”, shprehet fillimisht Bunjaki për Zëri.info.

“Kurse, FC Prishtina e ka shumë më vështirë sepse do ta ketë kundër një ish-kampion suedez, i cili ishte edhe dominues në Suedi, por tani ka nisur të ndryshojë në përbërjen e lojtarëve dhe normal se ndryshon”.

“Loja e parë do të jetë vendimtare. Nëse Prishtina nxjerr ndonjë rezultat pozitiv, atëherë ka gjasa të befasojë në lojën e kthimit. Por, nëse ndodh e kundërta, do ta ketë tepër problem. Loja e parë vendos shumëçka”, tha në fund Bunjaki.

Trepça ’89 ndeshjen e parë do ta zhvillojë më 27 dhe 28 qershor, ndërsa atë të kthimit më 4 dhe 5 korrik, ndërsa Prishtina do të luajë me 29 qershor, ndërsa ndeshjen e kthimit me 6 korrik.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!