“Ciao” Milan, ja ku po transferohet Borini

14:04 | 06 Dhjetor 2019

Crystal Palace, ka raportuar se po bisedon me Milanon në lidhje me arritjen e një marrëveshje kredie për Fabio Borini këtë dimër.

Evening Standard raporton se Roy Hodgson e ka zgjedhur 28-vjeçarin si objektiv gjatë hapjes së afatit të transferimit në 1 Janar,përcjell ORAinfo.

Gazeta shkruan se “shqiponjat “do të përpiqen ta sjellin italianin 28-vjeçar në një marrëveshje kredie muajin tjetër, duke deklaruar vlerën e tij për t’u kualifikuar “si një lojtar i shtëpisë” për shkak të së kaluarës së tij në Chelsea.

Ai u transferua në Londër në moshën 16 vjeç dhe u kthye në Milano pas aventurës së tij në Liverpool, Sunderland, Swansea dhe Blues./ORAinfo/

Komento: