Çoi kolegen për seks në hotel, ja çfarë i ndodhi sot efektivit të policisë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Çoi kolegen për seks në hotel, ja çfarë i ndodhi sot efektivit të policisë

14:52 | 21 Prill 2017

Është dënuar me dy vite burgim dhe përjashtim nga radhët e ushtrisë Gersian Dumi, efektivi i policisë ushtarake, i cili kishte shantazhuar kolegen e tij me inicialet E.K., e cila punonte në të njejtin sektor me të efektivin e policisë ushtarake.

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka dhënë vendimin ndaj ushtarakut duke e dënuar atë pas 4 seancave me 2 vite burg me akuzën e shtrëngimit me anë të kanosjes e dhunës për dhënie pasurie.

Sipas prokurorisë, këtë shantazh, 23-vjeçari e kryente duke pretenduar se kishte një video intime të vajzës, të cilin ai do e publikonte në internet, nëse ajo nuk pranonte të kryente marrëdhënie seksuale me të.

Ai u arrestua në kushtet e flagrancës nga efektivët e policisë së Tiranës, të cilët pasi janë orientuar nga specialistët e sektorit kibernetik, kanë kapur 23-vjeçarin teksa po i shkruante vajzës kallëzuese, duke i pohuar që të hynte në ambientin e një hoteli tek Rruga e Elbasanit dhe të merrte çelësin e një dhome, në të cilën më pas do kryente marrëdhënie seksuale. Mirëpo gjithçka ishte përgatitur nga Policia.

Uniformat blu kanë bashkëpunuar me vajzën kallëzuese, edhe kjo efektive pranë policisë ushtarake, duke dale në teren.
Dumi nëpërmjet një adrese të rreme “Facebook” shantazhonte dhe e ftonte vajzën që të kryenin marrëdhënie. Për të vënë në pranga, këtë person të panjohur deri në atë moment, vajza ka bashkëpunuar me Policinë e Tiranës.

Ditën e diel ajo ka dalë tek Rruga e Elbasanit, në vendin e quajtur tek “Lavazhot”, dhe teksa ecte merrte në telefon nga Facebook, orientimet nga kolegu i saj Gersian Dumi.

Ky i fundit qëndronte i fshehur në një automjet “Golf 4” i bardhë, ndërkohë që i kërkonte vajzës të shkonte në një hotel aty afër dhe të merrte çelësin e një dhome, dh eta priste aty.

LEXO PO ASHTU:  Aksident në rrugën Skenderaj-Drenas, pesë të lënduar

Mirëpo pikërisht në këtë hotel, janë paraqitur një çift agjentësh të policisë së Tiranës, të cilën mbanin në mbikëqyrje të riun.

Sapo ky i fundit është afruar në derën e hotelit, ai është arrestuar në kushtet e flagrancës nga agjentët e policisë, të cilët i kapen dhe telefonin nga kishte zhvilluar bisedat shantazhuese me kolegen e tij 23-vjeçare në policinë Ushtarake.
Fillimisht, Dumi nuk e ka pranuar autorësinë e krimit por më pas ka pranuar gjithçka.

Madje ai i dhe familja e tij i kanë kërkuar falje vajzës, duke kërkuar asaj të tërhiqte kallëzimin penal.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!