Dardan Molliqaj i quan PDK-në dhe LDK-në argatë të Serbisë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
°C

Dardan Molliqaj i quan PDK-në dhe LDK-në argatë të Serbisë

17:27 | 11 Janar 2017
molliqaj

Sekretari i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka thënë se ashtu sikur që deputetët e LDK-së nuk i japin nënshkrimet për të hetuar SHIK-un, as PDK-ja nuk i jep votat për reciprocitet me Serbinë.

Një deklaratë të tillë Molliqaj e ka bërë përmes një postimi në Facebook.

Me poshtë e gjeni të plotë postimin e tij:

PDK-ja na thonë që jemi pjellë e Serbisë. Ndërsa dje, sikurse edhe shumë herë më parë, nuk votuan për reciprocitet me Serbinë por e vazhduan nënshtrimin e vendit tonë ndaj saj.

LDK-ja na thonë që jemi pjellë e SHIK-ut. Në anën tjetër janë në koalicion me SHIK-un, dhe e kanë bërë kryeparlamentar Kadri Veselin e president Hashim Thaçin.

Ashtu sikur që deputetët e LDK-së nuk na i japin nënshkrimet për ta hetuar SHIK-un, as PDK-ja nuk na i jep votat për reciprocitet me Serbinë.

Po shihet qartë kush janë argatët e SHIK-ut dhe Serbisë në Parlamentin e Kosovës.

Hapsira Reklamuese.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Loading...
Lajme të tjera