Dënohen me 200 euro gjobë Kadri Veseli, Xhavit Haliti dhe disa deputetë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Dënohen me 200 euro gjobë Kadri Veseli, Xhavit Haliti dhe disa deputetë

10:03 | 21 Prill 2017

Pas urdhërarrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për Albin Kurtin, për shkak se mundoi në seancës gjyqësore për gazin lotsjellës, janë dënuar me 200 euro gjobë edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, nënkryetari Xhavit Haliti, deputetët Bekim Haxhiu, Naser Osmani, Armens Zemaj dhe punëtorët e administratës Shpresa Gosalci dhe leonora Halimaj, të cilët ishin në cilësinë e dëshmitarëve, mirëpo të as këta nuk u paraqitën në këtë seancë.

Me 200 euro gjobë është dënuar kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, nënkryetari Xhavit Haliti dhe deputetët Bekim Haxhiu, Naser Osmani, Armend Zemaj dhe punëtorët e administratës Shpresa Gosalci dhe Leonora Halimaj. Kjo pasi të gjithë janë dëshmitarë në këtë proces gjyqësor dhe kanë munguar.

Në seancë kanë qenë deputetet Flora Brovina, Blerta Deliu Kodra dhe Nuredin Ibishi. Në seancë ka munguar edhe prokurorja Fikrije Krasniqi.

Pas seancës deputetët e akuzuar Albulena Haxhiu, Donika Kadaj Bujupi dhe Faton Topalli kanë thënë kjo është bërë sepse ka zëra që demarkacioni do të kthehet në Kuvend.

Deputetët akuzohen për përdorim të armës dhe pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës pikërisht për shkak të kundërshtimit të demarkacionit vitin e kaluar duke përdorur gaz lotsjellës në Kuvend. /koha

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!