Deri kur me neglizhimin e rregullave të komunikacionit? - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
11 °C

Deri kur me neglizhimin e rregullave të komunikacionit?

Shkruar nga: Fatlum Berisha

10:01 | 07 Dhjetor 2016

Aksidente më dëme materiale, aksidente më të lënduar, aksidente me fatalitet janë termet që i dëgjojmë pothuajse çdo ditë. Këto të fundit aksidentet me fatalitet janë më të dhimbshmet dhe më të rënda se dy të parat sepse bëhet fjalë për humbje njërëzish.

Por cilet janë shkaktaret e këtyre aksidenteve me fatalitet: Cilësia e keqe e rrugëve, ndikimi i alkoolit, muzika, telefoni, shpejtesia e madhe, pagjumësia etj.

Po fillojmë t`i sqarojmë të gjitha një nga një:

1. Cilësia e keqe e rrugëve është një ndër shkaktaret më të mëdhenj për shkaktimin e aksidenteve. Duke e ditur cilësinë e rrugëve të shtruara në Kosovë nuk është e pazakontë se shumë aksidente ndodhi për këtë arsye. Qytetaret duke u munduar t`i u ikin gropave të hapura duke kombinuar këtu shpjetësinë e madhe gjatë ngasjes humbasin drejtimin duke marrë me vetë ndonjë shtyllë elektrike, duke u vetëvrarë pa qëllim ose duke aksidentuar dikë për vdekje.

2. Ndikimi i alkoolit është shkaktari tjetër kryesor i aksidenteve me fatalitet. Qytetarë të mërzitur nga jeta, problemet e hallet e saj vendosin t`i largojnë këto brenga duke dalur e defryer në ndonjë prej klubeve të natës kur shërbehet kjo lloj pije deri në maksimum. Qëndrojnë në klube nate deri në orët e vona të natës, pastaj ashtu në ndikimin e alkoolit ngasin veturen të pavetëdijshem se në atë gjendje nuk janë të aftë t`i menaxhojnë dhe vlerësojnë situatat me të cilat ballafaqohen në komunikacion. Atyre një vozitje prej 200 km/h iu duket sikurse po ecin në 20 deri ne 40 km/h . Kështu shumica e rasteve kur vozitësitë kanë qenë të dehur kanë përfunduar me fatalitet. Muhammedi a.s ka thënë: “Alkooli është nëna e të gjitha këqijave.”

3. Muzika është një prej shkaktarëve të tjerë që rezulton që të ketë aksidente me fatalitet. Një veturë e mirë me muzikë me zë të lartë janë gjërat që i imagjion shumica e shoqërisë kosovare. Sikurse nuk mjafton që muzikes i është lëshuar zëri deri në maksimum, hapja e 4 xhamave është alternativa tjetër që preferohet nga të rinjt. Kështu llojet e muzikës si: Baladë, këngë dashurie, Hip-Hop mjaftojnë që ta rrisin adrenalinën në maksimum për një vozitje më të shpejtë. Muzika bën që të thellohesh në të duke harruar se ekzistojnë diku shenja komunikacioni që duhet respektuar p.sh në vend se të vozitesh 40 km/h sipas rregullave të parapara, vozisni 80 km/h.

LEXO PO ASHTU:  Samiti i Komisioneve të Punëve të Jashtme- Trajtim e qartësim i rrugës Euro-Atlantike

4. Telefoni, shkaktar kyç për aksidentet me fatalitet. Një telefonat nga e dashura, nga një mik, nga anëtarë i familjes bën që të fokusohesh në bisedë e të harrosh se ke timon në duar. Varësisht nga tematika e bisedes telefonike përshtatet edhe ngasja e veturës. Në rastin konkret një telefonat nga e dashura ka një tematik siç mund ta paramendojmë të gjithë që bën që çdo ligj e rregull të thyhet apo se ato nuk ekzistojnë fare në momente të tilla, kur e dashura telefonon.

5. 220 apo 221 km/h është krenaria e shumicës se ngasësve të veturave sa i përket arrijtes shpejtësisë dhe tejkalimit të saj. Dëgjohen miqtë duke i thënë njëri-tjetrit deri në fund ia shkela mbrëmë. Si raketë shkojke. E kapte gazin. Ka edhe momente kur pason një foto e shkrepur me telefon për tu postuar në rrjetet sociale e për tu krenuar më të. Ky kombinim i tejkalimit të shpejtësisë dhe nxjerrja e telefonit bën që të ketë aksidente me fatalitet. Të mos harrojmë shpeshherë pasagjeret që gjenden në veturë janë ata nxitësit kryesor që motivojnë ngasësinë për rritje të shpejtësisë.

Këta janë vetëm disa nga shkaktaret kryesor të aksidenteve me fatalitet. Deri kur nuk duhet t`iu permbahemi rregullave në komunikacion, derisa të humbin jetën edhe qindra të tjerë apo çfarë.

Ndalimi dhe përdorimi i këtyre shkaktarëve në përputhje me rregullat e komunikacionit mund të shpëtojë një, dy, tre apo me shumë jetë njërzish.

Bëhu ti, i pari që vepron komfort rregullave të komunikacionit!

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Loading...
Lajme të tjera