Dialog për njohje reciproke – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Dialog për njohje reciproke

08:24 | 21 Prill 2017

E rrjedhimisht insistimi i saj që nga ky dialog ta përfitojë njohjen direkte nga Serbia duhet të jetë i pakusht. Kështu kanë thënë njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të integrimeve evropiane për gazetën “Zëri”.

Sipas tyre Kosova deri më tani nuk i ka përdorur të gjitha mundësitë nga dialogu, andaj një riformatim i thellë i formatit aktual është i domosdoshëm.

Ndërkohë edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se pa njohje të ndërsjellët dialogu nuk ka kuptim.

Kurse, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se nuk e di kur do të rifillojë dialogu, pasi që është Kuvendi që e ka pezulluar atë e jo ajo.

E ristrukturimin e dialogut e ka përkrahur edhe kryeministri i vendit, Isa Mustafa. Ai në katërvjetorin e këtij dialogu ka thënë se nuk do të ishte e arsyeshme që të vazhdohet në këtë mënyrë. Ministria për Dialog, Edita Tahiri, ia ka hedhur përgjegjësinë Kuvendit për pezullimin e dialogut Prishtinë – Beograd.

LEXO PO ASHTU:  Caktohet atasheu ushtarak amerikan në Kosovë
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!