Dikur kishte 203 kilogramë, por pas dy viteve ushtrime dhe dieta arriti të humb 120 kilogramë – transformimi i tij po habit të gjithë (Foto) – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Dikur kishte 203 kilogramë, por pas dy viteve ushtrime dhe dieta arriti të humb 120 kilogramë – transformimi i tij po habit të gjithë (Foto)

23:32 | 19 Prill 2017
Dylan Condon 21-vjeç  i cili dikur peshonte plot 203 kilogramë, ka arritur të transformohet falë një diete strikte dhe ushtrimeve të vazhdueshme në palestër, ndërsa këtë e ka arritur brenda dy viteve, transmeton Telegrafi.

Por ai tani ka nevojë për ndihmë që ta përfundojë misionin për humbjen e peshës, pasi ka nevojë që t’i nënshtrohet ndërhyrjeve kirurgjike për ta larguar lëkurën e tepërt.

Ai tani pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjeve estetike për ta hequr lëkurën dhe për këtë ka hapur fondacionin “Go Fund Me”, ku kërkon ndihmë nga qytetarë për operacionin që pritet ti kushtojë 10 mijë euro.

“Shumicën e viteve që i kam kaluar kam qenë shumë i plotë. Si 19-vjeçar peshoja 203 kilogramë. Qëndroja i mbyllur në dhomë sepse frikësohesha se çfarë do të mendojnë njerëzit për mua kur të më shohin në rrugë. Thellë në zemër e dija se po vdisja. Por, për fat të mirë jeta ime ka ndryshuar”, ka deklaruar Condon nga Irlanda.

LEXO PO ASHTU:  Këto janë disa prej femrvae që janë bërë të famshme për shkak të formave trupore (Foto)
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!