Diskutimi për INTERPOL-in, Komisioni vjen me një vendim të papritur – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Diskutimi për INTERPOL-in, Komisioni vjen me një vendim të papritur

11:28 | 22 Qershor 2018

Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së ka hequr nga rendi i ditës diskutimin rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në Interpol.

Deputeti i PDK-së Fatmir Xhelili propozoi që kjo pikë të hiqet nga rendi i ditës meqë nuk ka material për të diskutuar, duke qenë se as Qeveria nuk ka sjell ndonjë material mbi të cilin do të diskutonin.

Këtë propozim të Xhelilit e mbështeti edhe deputeti i Vetëvendosjes Rexhep Selimi, i cili tha se pa pasur material nuk mund të diskutojnë, edhe pse përkrahja e komisionit për Qeverinë në këtë proces është dhe do të jetë e parezervë.

Me mbështetje unanime kjo pikë u hoq nga rendi i ditës.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!