E quante princeshë: Ja si duket sot vajza e Pablo Eskobarit, kapos së drogës (Foto) - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
11 °C

E quante princeshë: Ja si duket sot vajza e Pablo Eskobarit, kapos së drogës (Foto)

09:40 | 10 Janar 2017

Juana Manuela Marroquin ishte vetëm 10 vjeç kur policia vrau babain e saj narkotrafikantin, Pablo Eskobar.

Për vajzën e Eskobarit dihet shumë pak. 22 vjet pas vrasjes së të atit është bërë publike vetëm një foto se si duket “princesha” e kapos.

Kur agjentët ekzekutuan liderin e kartelit të Medelinit, vajza u largua nga vendi së bashku me të ëmën dhe vëllain. Ata ndryshuan identitet. Familja e Eskobarit emigroi drejt Argjentinës.

E vetmja foto e saj, se si duket në moshën 32 vjeçare, është ajo ku ka dalë pranë vëllait dhe të ëmës, përcjell tvklan.al.

E përkëdhelura e kapos më të fuqishëm në historinë e narkotrafikut, ka preferuar të mbajë një profil të ulët, madje nuk ka dhënë asnjëherë asnjë intervistë.

Për vajzën e Eskobarit është shkruar një libër nga autori José Alejandro Castaño, me titullin: Mbylli sytë “princeshë” (Cierra los ojos, princesa). Kjo ishte shprehja që i thoshte gjithmonë i ati.

Thuhet se vajza e kapos jeton e fshehur dhe vuan nga depresioni. Që prej vitit 1993 nuk kishte asnjë sinjal prej saj. Pas publikimit të fotos me familjen, vajza ka humbur sërish gjurmët.

 

LEXO PO ASHTU:  Europa e rrezikuar, gjendja në BE shqetësuese
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Loading...
Lajme të tjera