E tmerrshme: Nëna shqiptare shet fëmijën 70 mijë euro në Itali – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
14 °C

E tmerrshme: Nëna shqiptare shet fëmijën 70 mijë euro në Itali

21:28 | 17 Qershor 2018

Një nënë shqiptare 31-vjeçe, akuzohet se ka shitur fëmijën e saj, për 70 mijë euro.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Pava të Italisë.

Sipas portalit, Ilgiorno, shqiptarja kishte tentuar të manipulojë, duke inskenuar faktin kinse avokati italian, është babi i fëmijës së saj, në mënyrë që t’ia shiste atij pa pasur probleme me shtetin.

Por, gjithçka u zbulua, pasi, avokati italian ishte me prirje homoseksuale, dhe në qytetin Pavias, ku ai jetonte, njerëzit e njihnin si person dyshues.

Edhe pse ajo u martua me të, kjo gjë nuk i bindi autoritetet italiane.

Ata, kishin vendosur që të bëhet një test i ADN-së, në mënyrë që të zbardhet e vërteta lidhur me fëmijën.

Pasi rezultateve të ADN-së, ishte zbuluar se fëmija ishte i të dashurit të saj shqiptar.

Policia italiane, gjithashtu pas kontrollimit të llogarisë bankare të shqiptares, dyshuan për prejardhjen e 70 mijë eurove, duke kuptuar kështu që ishte avokati homoseksual ai që ia kishte transferuar nga llogaria e tij.

Pas këtyre provave dhe pranimit të krimit, shqiptarja është dënuar me 1 vit e 4 muaj burg, shkruan ilgiorno.it, përcjell Telegrafi.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!