Eksporti mbulon importin me vetëm 13.7 për qind - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
11 °C

Eksporti mbulon importin me vetëm 13.7 për qind

07:35 | 10 Janar 2017

Të dhënat e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se dallimet në mes të importit dhe eksportit në Kosovë po vazhdojnë të rriten.

Sipas shifrave të ASK-së, deficiti tregtar është rritur edhe në muajin nëntor të vitit 2016, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015. Kjo rritje është 4.3 për qind, shkruan sot Koha Ditore.

“Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 4.3% në muajin nëntor 2016, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2015, gjegjësisht në vlerë prej 202.7 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 194.4 milionë eurosh në vitin 2015”, thuhet në publikimin “Statistikat e Tregtisë së Jashtme, nëntor 2016”, të ASK-së.

Sipas këtyre statistikave, eksporti mbulon importin me vetëm 13.7 për qind.

Vlera e eksportit të mallrave në muajin nëntor të vitit 2016 ishte vetëm 32.1 milionë euro, ndërkohë që vlera e mallrave të importuara është 234.8 milionë euro, ose 202 milionë euro më shumë sesa vlera e mallrave të eksportuara

LEXO PO ASHTU:  KEK thotë se KESCO po dezinformon duke i ikur përgjegjësisë për reduktimet e rrymës
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Loading...
Lajme të tjera