Erdogan po humb shumicën e… – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

Erdogan po humb shumicën e…

19:21 | 24 Qershor 2018

Partia pro – kurde HDP në Turqi ka marrë 9 për qind të votave kur janë numëruar 34 për qind e fletëvotimeve.

Nëse, kjo parti e kalon pragun prej 10 për qind të votave, do të jetë pothuajse e pamundur për AKP’në e Erdogan që të mbajë shumicën parlamentare.

Megjithatë, deri më tani janë numëruar vetëm 34 për qind të votave.

Shtetasit turq u janë drejtuar sot kutive të votimit në një palë zgjedhjesh presidenciale e parlamentare njëkohësisht, për të vendosur nëse do t’i japin presidentit Recep Tayyip Erdogan një mandat të dytë 5-vjeçar, në ato që shihen si zgjedhjet më të dyluftuara prej vitesh në vend.

Rreth 60 milionë turq janë me të drejtë vote në këto zgjedhje, nga ku do të zgjidhet presidenti i ri dhe legjislatura e re.

Plot 6 kandidatë garuan për presidencën, e nëse njëri prej tyre fiton më shumë se 50% të votave, ai zgjidhet menjëherë. Nëse nuk e kalon këtë prag, atëherë dy kandidatët më të votuar do të përballen me balotazhin më 8 korrik.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!