Është kapur nga policia, personi që po kërkohej nga mëngjesi, ja çfarë ka bërë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
3 °C

Është kapur nga policia, personi që po kërkohej nga mëngjesi, ja çfarë ka bërë

18:39 | 22 Qershor 2018

Drejtoria e Policisë Rajonale në Prizren ka njoftuar se pas një pune operative hetimore në terren ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë një të dyshuar nga Prizreni.

Sipas PK-së, ekziston dyshimi i bazuar se i njëjti rreth orës 03:45 minuta ka kryer vjedhje të rëndë në një shtëpi në rrugën “Reshat Karjagdiu”.

Gjatë intervistës, janë sqaruar edhe disa raste tjera që ishin nën hetim dhe që kishin ndodhur ditë më parë. Disa nga gjësendet e vjedhura janë gjetur dhe do t’u kthehen pronarëve.

Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari ndalet nën masën e arrestit.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!