FIFA merr një vendim drastik për Serbinë – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
13 °C

FIFA merr një vendim drastik për Serbinë

10:17 | 21 Qershor 2018

FIFA ka dënuar Serbinë dhe Meksikën me nga 10 mijë franga për shkak të sjelljes së pahijshme të tifozëve në ndeshjet e para të Botërorit.

Në arsyetimin e FIFA-s theksohet se tifozët serbë në ndeshjen kundër Kosta Rikës kanë paraqitur banerin fyes politik që ka të bëjë me Luftën e Dytë Botërore.

Sipas arsyetimit, tifozët meksikanë në ndeshjen kundër Gjermanisë kanë brohoritur parulla diskriminuese dhe fyese kundër komunitetit LGBTI kur portieri Manuel Neuer përgatitej për të gjuajtur topin.

Theksohet se bëhet fjalë për brohoritjen që është e popullarizuar në Amerikën Latine dhe për këtë shkak FIFA i ka dënuar shumë federata latino-amerikane gjatë kualifikimeve për Botëror.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!