Flet aktori shqiptar pjesë e "Fast and Furious 8": Ju rrëfej marrëdhënien me kastin - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Flet aktori shqiptar pjesë e “Fast and Furious 8”: Ju rrëfej marrëdhënien me kastin

19:18 | 20 Prill 2017

Në kinematë evropiane dhe botërore ka filluar të shfaqet filmi i shumëpritur “Fast and Furious”, pjesa e tetë.

 Në këtë film luajnë yje të mëdha të kinemasë si Vin Diesel, Dwayne Johnson, Jason Statham e Will Smith.Por ky vit ka qenë më i veçantë, të paktën për shqiptarët, pasi 3 prej tyre kanë marrë pjesë në disa role të vogla në këtë film.

Aktori nga Shkodra Marko Caka,

Erand Hoxha

si dhe aktorja Erigerta Deda, janë 3 shqiptarët që marrin pjesë në sagën “Fast and Furious”.Erigerta Deda luan rolin e një kalimtareje, kurse aktori nga Shkodra, Marko Caka luan rolin e një polici, derisa Erand Hoxha do të interpretojë rolin e një turisti.

Në një prononcim për Blitz.al aktori Marko Caka na tregon më shumë për personazhin e tij.

“Unë kam qenë një operativ polic civil në skenat e luftëtarëve në burg dhe në skenat ku përplasen makinat, si dhe në fotot e dyfishta pasi kam dubluar Scott Eastwood në pjesët e tij në distancë në profil ku nuk është e nevojshme prania e aktorit kryesor. Ka qenë një përzgjedhje e regjizorit Gray, pas shumë konkurrentëve që kanë ngjashmëri me aktorin Eastwood. Pamjet kanë lëvizje të shpejta dhe në aksion, pasi përveç aktorëve kryesorë që lexojnë skriptin, asgjë tjetër nuk mund të dallosh për shkak të efekteve filmike, sepse punën më të madhe e bëjnë dublantet”, tregon Caka.

Caka ka folur gjithashtu edhe për raportin e tij me 2 aktorët e tjerë shqiptarë, Erand Hoxha dhe Erigerta Deda.

“Nuk e njoh Erandin ngaqë filmi është xhiruar në disa shtete dhe personalisht nuk kam patur skena atje. Unë jam vetëm në skenat e të burgosurve të revoltuar dhe te përplasjeve e makinave që thyejnë xhamat e autoshow, që mendohet se janë realizuar në New York, por xhirimet në fakt janë kryer në Cleveland.

LEXO PO ASHTU:  Missi i klasës nga ‘O sa mirë’ tregon të pasmet bombastike (Foto)

Ndërsa përsa i përket Eugertës, atë e kam njohur në xhirimet e Cleveland ku ajo ishte si një kalimtare e rruge (pedestrian) me fluksin e kalimtarëve, ndërkohë që unë luaja me 4 operues special makinat që thyejnë xhamat e autoshow dhe përplasen me dhjetra automjete në rrugë”,- tregon Caka.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Loading...