Fletarresti i Policisë, Kurti ndodhet në Austri – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Fletarresti i Policisë, Kurti ndodhet në Austri

12:38 | 21 Prill 2017

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar një urdhërarrest për ish-liderin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, pasi ky i fundit nuk ka marrë pjesë në seancën e sotme gjyqësore ku akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.
Mirëpo, “Indeksonline” mëson se mosparaqitja e Kurtit në Gjykatë është me arsyetimin se i njëjti nuk gjendet në Republikën e Kosovës. “Albini ka udhëtuar dje në Austri për të marrë pjesë në një tubim me bashkatdhetarët atje”, ka thënë ky burim.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhërarrest për deputetin e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti.

Gjyqtari Beqir Kalludra ka thënë në seancë se pas arrestimit të Kurtit, atij do t’i caktohet masa e paraburgimit.

Vlen të theksohet se Kurti kishte munguar edhe në seanca tjera të këtij gjykimi.

LEXO PO ASHTU:  Fillimi e fundi i koalicionit “PDK – LDK 2” (Video)
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!