FMN-ja ka një kërkesë të re për Qeverinë në lidhje me veteranët - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

FMN-ja ka një kërkesë të re për Qeverinë në lidhje me veteranët

19:39 | 21 Prill 2017

Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon nga Qeveria nisjen e zbatimit të Ligjit të ndryshuar të veteranëve dhe amendamentimin e Ligjit për invalidët e luftës, para se të përmbyllë programin me Kosovën.

Një kërkesë e tillë është bërë gjatë takimeve të zyrtarëve të Kosovës me ata të FMN-së në kuadër të takimit vjetor të FMN-së, që po mbahet në Washington, raporton ktv.

Dhe kjo kërkesë është parakusht për përmbylljen e programit të Fondit me Kosovën, ku kjo e fundit përfiton deri në 100 milionë euro.

Një gjë të tillë, FMN-ja ia ka kërkuar edhe Ministrit të Punës, Arban Abrashi, i cili zotohet se pensioni i kategorizuar i veteranëve do të nisë në momentin kur të përfundojë klasifikimi.

Ligji është nënshkruar nga presidenti dhe pritet të hyjë në fuqi më 1 maj, por zbatimi i tij nuk mund të ndodhë deri nga mesi i verës.

LEXO PO ASHTU:  Nisma kërkon që Srpska të shpallet e paligjshme
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Loading...