FMN: Kosova dhe Shqipëria, me rritjen më të madhe ekonomike në rajon – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

FMN: Kosova dhe Shqipëria, me rritjen më të madhe ekonomike në rajon

08:41 | 19 Prill 2017

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka konfirmuar parashikimin se ekonomia shqiptare do të ketë rritjen më të lartë në rajon gjatë këtij viti. Menjëherë pas Shqipërisë, vjen Kosova. Në raportin e sapopublikuar mbi perspektivën e ekonomisë globale, FMN-ja deklaroi se prodhimi kombëtar i Shqipërisë do të rritet këtë vit me 3.7 për qind, nga 3.5 për qind sa u rrit vitin e kaluar, njofton top-channel.tv

Sipas FMN-së, kjo është ecuria më e mirë në Ballkanin Perëndimor dhe do të ndiqet nga një tjetër shtet shqiptar, Republika e Kosovës. Ekonomia kosovare pritet të rritet me 3.5 për qind, ndërsa në Malin e Zi dhe Maqedoni, prodhimi kombëtar do të zgjerohet respektivisht me 3.3 dhe 3.2 për qind.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!