FMN: Kosova, shteti më rritjen më të madhe ekonomike në rajon (Dokument) – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

FMN: Kosova, shteti më rritjen më të madhe ekonomike në rajon (Dokument)

18:54 | 04 Janar 2017

Këtë e ka konfirmuar Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Rritja ekonomike në Kosovë për vitin 2016 pritet të jetë 4.050%, pra edhe më e lartë se një vit më herët.

Edhe në vitin 2016, mbetet ndër më të lartat në rajon. Këtë e ka thënë edhe kryeministri Isa Mustafa, transmeton lajmi.net.

Sipas FMN-së, këtë vit, 2017, rritja ekonomike e Kosovës pritet të jetë 3.344 për qind, kurse në vitin 2018 3.644 për qind.

Rritje më të madhe se Kosova në rajonin tonë në vitin 2016 ka vetëm Mali i Zi, me 5.082, kurse në vitin 2017 ky shtet pritet të rritje 3.631, ndërsa në vitin 2018 2.442 për qind.

Shqipëria në vitin 2016 pati rritje ekonomike 3.402 për qind, Bosnja 3 për qind, Kroacia 1.65 për qind, Maqedonia 3.66 për qind dhe Serbia 2.5 për qind.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!