Gargash: Izolimi i Katarit mund të zgjasë me vite – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Gargash: Izolimi i Katarit mund të zgjasë me vite

15:31 | 19 Qershor 2017

Një zyrtar i lartë i Emirateve të Bashkuara Arabe, ka thënë se fqinjët e fuqishëm të Katarit mund të vazhdojnë izolimin ndaj këtij vendit “për vite”, në rast se Katari nuk e ndryshon politikën e jashtme, transmeton Reuters.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkura Arabe, Bahreini dhe Egjipti kanë shkëputur marrëdhëniet diplomatike si dhe ato të transportit me Katarin më 5 qershor duke shënuar krizën më të rëndë diplomatike në rajon gjatë viteve të fundit.

Katër vendet e akuzojnë Katarin për nxitje të konfliktit në Lindjen e Mesme, përkrahje të terrorizmit dhe të Iranit. Katari i dënon këto akuza.Kuvajti është duke bërë përpjekje për ndërmjetësim, mirëpo përparim i vogël është parë në këtë drejtim.

“Ndërmjetësimi i Kuvajtit do të jetë shumë i dobishëm në të ardhmen”, ka thënë, ministri i Punëve të Jashtme i Emirateve të Bashkuara, Anwar Gargash, para gazetarëve në Paris.“Katari do ta kuptojë se kjo është një gjendje e re dhe izolimi mund të zgjasë me vite”.

“Nëse ata duan të jenë të izoluar për shkak të pikëpamjes së tyre të gabuar politike, atëherë le të jenë të izoluar. Ata ende janë në një fazë mohimi dhe zemërimi”, ka shtuar më tutje ai.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!