Gecaj: Nga nesër mund të fillojmë me hartimin e Asociacionit - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Gecaj: Nga nesër mund të fillojmë me hartimin e Asociacionit

18:09 | 21 Prill 2017

Zv/ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj dhe njëherësh këshilltar i kryeministrit Mustafa, ka thënë se pas emërimit të ministrit të MAPL-së, e Ivan Todosijeviq, do të fillojë hartimi i statuti të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai në emisionin “Fakt Plus”, në Tribuna Channel, ka thënë se ky proces mund të fillojë por problemi qëndron në mospajtimet që kanë të dyja palët. Ai ka thënë se do të vazhdojnë me dialog për një zgjidhje mes të dyja palëve, ngase pala serbe insiston në qëndrimet e tyre.

E, duke folur për marrëveshjen e Demarkacionit, Gecaj për herë të parë ka bërë publike një qëndrim të një deputeti opozitar i cili siç thotë Gecaj shpreson të mos kalojë Demarkacioni pasi që me këtë përfundon edhe kauza e opozitës.

LEXO PO ASHTU:  Shala: Gjendja e ajrit në Prishtinë nuk është alarmante
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Loading...