Gërxhaliu: Ligji për Trepçën nuk është zgjidhje pa zbatimin e tij – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Gërxhaliu: Ligji për Trepçën nuk është zgjidhje pa zbatimin e tij

08:07 | 19 Prill 2017

Zbatimi i Ligjit për “Trepçën” duhet të bëhet më shpejt, sipas kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, i cili foli të martën para mediave për zhvillimet ekonomike aktuale në Kosovë.
Ai ka thënë se brengë e tyre mbetet moszbatimi i Ligjit për “Trepçën”, për të cilin kanë pritur qe një kohë të gjatë, e që në vete nuk është zgjidhje pa zbatimin e tij, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Kemi bërë çmos që të bëhet Ligji për “Trepçën”. Edhe më tutje ka mbetur pa u zbatuar. Studimi i fizibilitetit ka filluar dhe ende nuk ka përfunduar dhe bordi nuk është emëruar”, ka thënë Gërxhaliu.

Sipas tij, nëpërmes shfrytëzimit të potencialeve që ka “Trepça” do të mund të garantohet një stabilitet i qëndrueshëm ekonomik. Mirëpo, të domosdoshme i sheh investimet teknologjike.

“Nuk i bëhet nder që edhe më tutje mineralet e ‘Trepçës’ të transportohen si koncentrat. Duhet të përpunohen. Duhet të investohet në teknologji që të kthehet ky koncentrat në formë produkti, qoftë në formë produkti të parafabrikuar, ose qoftë edhe të finalizuar”, shtoi kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës. Ai tregoi se nga koncentrati nxirren me dhjetëra e dhjetëra metale të çmuara dhe me nanoteknologji është arritur që të prodhohen edhe infuzione për mjekësi.

LEXO PO ASHTU:  Nobelin për Ekonomi, e fitojnë një britanik dhe një finlandez
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!