Gjatë 2017-ës mund të kemi një ndërprerje interneti për 24 orë (Foto) – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
7 °C

Gjatë 2017-ës mund të kemi një ndërprerje interneti për 24 orë (Foto)

14:45 | 07 Janar 2017

Përdoruesit e internetit në mbarë botën do të kenë probleme të mënyrave të ndryshme, nëse duan të kryejnë obligimet apo rutinën e zakonshme, transmeton Telegrafi.

Bussines Insider raporton se kjo nuk do të jetë për shkak të problemeve teknike, por një ndërhyrje e hakerëve, që bëhet në mënyrë të sofistikuar nga mendjet kriminale.

Duke marrë parasysh se gjatë 12 muajve të fundit, ka pasur ndërhyrje të mëdha kibernetike, ekspertët pretendojnë se gjatë 2017-ës, mund të bëhet një sulm me të cilin hakerët do të tregojnë forcën.

“U bllokua Twitter dhe Spotify, si dhe shumë ueb-faqe të mëdha për një kohë të caktuar. Një pjesë e mirë e shfrytëzuesve të internetit në Shtete e Bashkuara, nuk patën qasje për orë të tëra. Kjo ishte vetëm një test”, ka thënë Carder.

Lajmet e rrejshme dhe ndërhyrjet në shitje përmes internetit, kanë qenë po ashtu testime se hakerët mendjemprehtë, mund të shkaktojnë këtë ndërprerje që nuk dihet se kur do të ndodhë.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!