Gjuajtje me armë në Smolicë të Gjakovës, policia në kërkim të qitësve – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Gjuajtje me armë në Smolicë të Gjakovës, policia në kërkim të qitësve

11:13 | 21 Prill 2017

​Rreth orës 09:30 të së premtes, një person është gjuajtur me armë zjarri në fshatin Smolicë të Gjakovës.
Personi që në drejtim të tij janë shkrepur plumbat, ka shpëtuar pa plagë.

Rastin e ka konfirmuar për express zëdhënësja e Policisë për Gjakovë, Lirije Podrimja.

Merret vesh se motivet e këtij rasti kanë të bëjnë me hakmarrje.

Po ashtu, Express merr vesh se Policia është në kërkim të të dyshuarve, të cilët sipas informacioneve të para, janë larguar në drejtim të një pylli të fshatit Smolicë, ku ka ndodhur ngjarja

LEXO PO ASHTU:  Zjarri dogji rreth 15 hektarë me pyje në Malishevë (FOTO)
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!