Hakerët rusë kërcënojnë Trumpin, do i lansojnë video ku ai shikon video pornografike (Foto) - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Hakerët rusë kërcënojnë Trumpin, do i lansojnë video ku ai shikon video pornografike (Foto)

10:50 | 11 Janar 2017

Ende para se të emërohet edhe zyrtarisht si Presidenti i Amerikës, Donald Trump rrezikon t’i njolloset emri edhe më.

Ai ishte shumë i shpejtë të akuzonte inteligjencën ruse se kishte ndërhyrë në dokumente zyrtare të disa politikanëve demokratë para zgjedhjeve presidenciale në Amerikë, transmeton ORAinfo.

Kurse tash ai do të përballet edhe personalisht me hakerët rusë të cilët së fundmi kanë paralajmëruar se do t’i publikojnë disa video ku shihet Trump i shoqëruar nga disa prostituta të cilat i urdhëron të kryejnë ‘marrëdhënie seksuale degraduese’.

Shkrimi nga DailyMail thotë se sipas këtyre hakerëve, Trump kishte krijuar skena reale pornografike të llojit ‘degradues’ sepse mu në atë dhomë kishin qëndruar dhe familja e Barack Obamas, përcjellë ORAinfo.

Dosieri që pritet ta godasë imazhin e Trumpit në vigjilje të inaugurimit të tij më 20 janar, është mbledhur nga një ish-spiun britanik që punonte në Moskë.

Këto të dhëna i janë dërguar edhe ish-kandidatit republikan për president të vitit 2008, por ai ia kishte transferuar gazetarit James Comey, i njohur për raportimin e rastit ‘Watergate’ të ish-presidentit Bill Clinton.

Kurse Trump ka shkruar publikisht në Twitter duke i mohuar akuzat të cilat i quajti si lajme të pavërteta dhe ‘gjueti politike shtrigash’./ORAinfo/

Part of the document is seen above. Click here to see the full document first published by Buzzfeed 

The document also referenced Trump's '(perverted) conduct' at the presidential suite of the Ritz-Carlton hotel in Moscow. Pictures show the hotel's interior

Degrading: The dossier claimed Russians purport to have footage showing Donald Trump ordered prostitutes to commit sex acts at a hotel used by the president and first lady 'whom he hated'

 

LEXO PO ASHTU:  Ja si do t'i ushqejë fëmijët e shkollave Donald Trump
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Loading...