Haliti: S’jam njoftuar se jam dëshmitar në rastin e Kurtit, gjyqtari të më kërkoj falje - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Haliti: S’jam njoftuar se jam dëshmitar në rastin e Kurtit, gjyqtari të më kërkoj falje

12:49 | 21 Prill 2017

Nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti ka reaguar ashpër ndaj gjyqtarit Beqir Kalludra, i cili sot ka njoftuar se e ka dënuar atë me 200 euro gjobë pasi nuk ishte prezent në seancën gjyqësore ndaj Albin Kurtit, për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës, në cilësinë e dëshmitarit.
Haliti ka thënë se nuk është njoftuar se është dëshmitar në këtë rast të Kurtit, kështu tani duke kërkuar që gjyqtari Kalludra t’i kërkojë falje.

Pos nënkryetarit Haliti, me 200 euro gjobë është dënuar edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli dhe deputetët Bekim Haxhiu, Naser Osmani, Armend Zemaj dhe punëtorët e administratës Shpresa Gosalci dhe Leonora Halimaj. Kjo pasi të gjithë janë dëshmitarë në këtë proces gjyqësor dhe kanë munguar.

Shkrimi i plotë:

Sot, mora lajmin nëpërmjet mediave se qenkam dëshmitar në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj Albin Kurtit. Gjithashtu edhe për dënimin e shqiptuar ndaj meje prej 200 eurosh për mospjesëmarrje për të dëshmuar për këtë rast në gjykatë.

Hajde gjykatës Kalludra hajde!

Po si të vij dëshmitar pa u njoftuar asnjëherë që jam dëshmitar, pa më dërguar ftesë asnjëherë, apo u dashka që për kapriçot tuaja të shqiptoni dënime komprometuese duke keqpërdorur ligjin? Për hir të opinionit dhe jo për ndonjë shqetësim tjetër dua të njoftoj se: nga gjykata s’kam marrë asnjë herë njoftim as thirrje për të qenë dëshmitar. Prandaj duke marrë këtë për bazë, publikisht kërkoj nga gjyqtari Kalludra që të respektoj rregullat për ftesën e dëshmitarëve dhe në përputhje me këtë të zbatoj ligjin.

Dhe poashtu kërkoj që për komprometimin tim publik gjyqtari Kalludra të më kërkoj falje publikisht.

LEXO PO ASHTU:  Krypometëri: Rrenat e Shpend Ahmetit për ujin

XHH

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Loading...