Haradinaj afron pranë vetes “ata që do t’ia përgatisin kabinetin qeveritar” – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Haradinaj afron pranë vetes “ata që do t’ia përgatisin kabinetin qeveritar”

19:44 | 19 Maj 2017

I nominuari i koalicionit PDK-AAK, Ramush Haradinaj, ka nisur të mbledhë rreth vetes persona që do ta këshillojnë dhe do ta ndihmojnë në përgatitjen e kabinetet të ardhshëm qeveritar.

Gjatë ditës, ai ka prezantuar si këshilltar të tij ish-këshilltarin e presidentes Jahjaga, njëherësh gazetar, Arbër Vllahiun, i cili edhe zyrtarisht është bërë sot pjesë e AAK-së, transmeton KTV.

Haradinaj beson se me Vllahiun ka për çka të konsultohet, pasi ai ishte në rrjedhat e gjithë historisë së Kosovës, fillimisht si gazetar, e pastaj edhe si këshilltar i presidentes Jahjaga.

Ndërkaq Vllahiu tha se në mesin e AAK-së e ka parë shtëpinë e tij dhe një adresë të duhur, e cila do t’i ndihmojë do të kontribuojë për zhvillimin e vendit. AAK-së i është bashkuar edhe kryetari i Shoqatës së Personave të hendikepuar dhe nevoja të veçanta në Kosovë, Agim Vatovci, dhe disa pjesëtarë të tjerë të kësaj kategorie.

LEXO PO ASHTU:  Edhe një dorëheqje brenda MPJ-së së Enver Hoxhajt (Foto)
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!