Harrojeni mjaltin dhe limonin, çokollata është shpëtimtari juaj kundër kollitjes – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Harrojeni mjaltin dhe limonin, çokollata është shpëtimtari juaj kundër kollitjes

18:50 | 10 Janar 2017
qokollata cokollata

Të gjithë kemi dëgjuar se mjalti dhe limoni janë dy përbërësit kryesor që ndihmojnë në ndaljen e kollitjes.

Por tani, sipas disa gjetjeve nga eksperti i kollës, profesori Alyn Morice, indigrentët e lartpërmendur qëndrojnë shumë larg nga efekti i çokollatës ndaj kollitjes.

Sipas studimit të bërë nga Morice, është konstatuar se çokollata ndihmon në uljen e të kolliturave nëse ato janë të rënda dhe eliminon krejtësisht të kolliturat e lehta.

Të testuarit në këtë studim i janë nënshtruar konsumimit të dy barnave të ndryshme, njëra me përmbajtje të çokollatës dhe tjetri me përmbajtje të linktusit, përbërësi i shpeshtë i shurupeve për kollitje, transmeton ORAinfo.

A new large trial has found that patients taking a chocolate-based medicine had a significant improvement in symptoms within two days - faster than other remedies, claims Professor Alyn Morice

Besohet se efekti i çokollatës arrin të krijojë shtresa mbrojtëse në fyt duke e zbutur irritimin e të kollurës.

Krejt cka duhet të bëni është që të kafshoni disa copëza të çokollatës së preferuar dhe ta lini të shkrihet ngadalë në gjuhë ose sa më afër zonës së fytit, por pa e gëlltitur, por gjithmonë me kujdes të shtuar për ta evituar ngufatjen.

Kurse përdorimi i çokollatës së shkrirë nuk rekomandohet edhe aq për shkak se ajo nuk ka mundësi të qëndrojë edhe aq gjatë sa t’i krijojë shtresat mbrojtëse në fyt.

Ky studim në asnjë mënyrë nuk e eliminon efektin e limonit, mjaltës apo barnave tjera që mund t’iu rekomandojë mjeku juaj.

Kjo e dëshmon edhe njëherë thënien e famshme të gjyshes: “Nëse  ndiheni në dyshime hani çokollatë”! /ORAinfo/

Cough medicine containing chocolate is stickier and more viscose than standard medicines, so it forms a coating which protects nerve endings in the throat which trigger the urge to cough, an expert has claimed

Hapsira Reklamuese.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Loading...
Lajme të tjera