Helikopterët mbi Paris, disa persona në arrati pas sulmit ndaj policëve – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Helikopterët mbi Paris, disa persona në arrati pas sulmit ndaj policëve

22:44 | 20 Prill 2017

Dy policë janë vrarë në mbrëmjen e së enjtes në një sulm në qendër të Parisit.

Sipas FranceTV Info, në sulm kanë qenë të përfshirë disa sulmues, prej të cilëve disa janë ende në arrati.

Policia ka arritur ta vrasë njërin prej tyre pak minuta pas sulmit, raporton Gazeta Express.

Helikopterët e Policisë aktualisht po patrullojnë zonën ku ka ndodhur sulmi.

Një burim nga Policia ka thënë se një helikopter është i pajisur me një dritë të madhe, për të ndihmuar në përpjekjet për kapjen e sulmuesve të tjerë që mund të jenë në arrati.

LEXO PO ASHTU:  Ky është kushti i BDI-së për t’iu bashkuar Qeverisë së Maqedonisë
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!