Hoxhaj: Kosova i është mirënjohëse Turqisë për përkrahje të vazhdueshme - ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Hoxhaj: Kosova i është mirënjohëse Turqisë për përkrahje të vazhdueshme

18:24 | 21 Prill 2017

Shefi i diplomacisë kosovare, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova i është mirënjohëse Turqisë për përkrahjen e vazhdueshme.

E ka shkruar këtë në profilin e tij në Facebook, pas takimi që ka pasur me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Yildiz.

“Një shkëmbim shumë i mirë sot me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Yildiz për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Turqisë në prag të shënimit të ditës së turqve, të dielën. Kosova i është mirënjohëse Turqisë për përkrahjen e vazhdueshme përgjatë viteve”, ka thënë Hoxhaj.

Më parë, edhe ministri i MAP-it, Mahir Yagcilar ka pritur zëvendësministrin Yildiz. Atë e ka njoftuar me fushë veprimtarinë e ministrisë që ai drejton.

“Në këtë takim, që kishte karakter miqësor, u elaboruan edhe aspektet dhe rëndësia e partneritetit Kosovë-Turqi. Ministri Yagcilar, duke falënderuar për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritashme për Kosovën nga Republika e Turqisë, u angazhua për thellimin e këtij bashkëpunimi që është në interes të dy vendeve mike”, thuhet në komunikatën e MAP-it.

Sipas të njëjtës, “edhe zëvendësministri turk Ahmet Yildiz, duke shprehur kënaqësinë për miqësinë, tashmë tradicionale, ndërmjet dy vendeve tona, theksoi se mbështetja për Kosovën nga ana e shtetit turk, do të thellohet dhe fuqizohet edhe më shumë”.

LEXO PO ASHTU:  Naim Bazajt nuk i lejohet tërheqja nga gara, shkaktar NISMA (Dokument)
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!

Lajme të tjera
Loading...