Hoyt Yee i shkruan Arbana Xharrës: Jemi të shqetësuar për sulmin ndaj jush, SHBA ju mbështet – ORAinfo Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
6 °C

Hoyt Yee i shkruan Arbana Xharrës: Jemi të shqetësuar për sulmin ndaj jush, SHBA ju mbështet

17:49 | 19 Maj 2017

Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Yee, përmes një letre drejtuar anëtares së re të PDK’së, Arbana Xharra, ka dënuar dhe është treguar tejet i shqetësuar për sulmin fizik ndaj ish-gazetares, pas aderimit në politikë.

“Dëshiroj të shpreh keqardhjen time të thellë për lëndimet që more gjatë sulmit të tmerrshëm ndaj teje dhe të dëshirojë shërim të shpejtë”, ka shkruar Yee në letrën e tij për Xharrën.

“Ne kemi dënuar fuqishëm dhe publikisht sulmin dhe u bëjmë ftesë autoriteteve të Kosovës që të sjellin para drejtësisë ata që të sulmuan”, thotë letra që e ka publikuar vetë ish-gazetarja në facebook.

Tutje, Hoyt Yee thotë se SHBA’të do të vazhdojnë ta mbështesin Arbana Xharren, edhe në rrugëtim e saj politik, shkruan Gazeta Express.

“Këmbëngulja jote, përkushtimi dhe shërbimi për vendin tënd me anë te gazetarisë ka shfaqur nivelin e lartë të idealizmit të demokracisë. SHBA do të vazhdojë të përkrah punën e guximshme të gazetarëve, liderëve politikë dhe të shoqërive cilivile, ashtu si ti, të cilët janë të përcaktuar të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për Kosovën”, ka theksuar Zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan në letrën e tij.

LEXO PO ASHTU:  Aktivistët e Vetëvendosjes përleshen me Policinë (VIDEO)
Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!